Basha dhe Alibeaj dënojnë sulmin fizik ndaj Berishës/ Ish-kreu i PD: Të zbardhet urgjentisht ngjarja!

Basha dhe Alibeaj dënojnë sulmin fizik ndaj Berishës/ Ish-kreu i PD: Të zbardhet urgjentisht ngjarja!

Ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibaj kanë dënuar sulmin fizik ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. 

Përmes një postimi në “Twitter” Lulzim Basha ka kërkuar hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”.

Në të njëjtën linjë është edhe Alibeaj, i cili thotë se incidenti duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse. 

Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy