Semanaj: Audio-përgjimi i kompanisë “One” shkel privatësinë. Institucionet shtetërore të marrin masa

Semanaj: Audio-përgjimi i kompanisë “One” shkel privatësinë. Institucionet shtetërore të marrin masa

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, thotë se kompania celulare “One” ka bërë shkelje duke filmuar edhe me zë ambientet e dyqaneve ku ofron shërbime, duke ngritur si shqetësim shjkeljen e privatësisë.

Duke folur për videon e tentativës së grabitjes në dyqanin e kompanisë celulare, ku dëgjohet dhe audio e komunikimit të shitëseve me të dyshuarin, Semanaj deklaron se përgjimi me zë është i ndaluar.

Përgjimi me zë nuk lejohet dhe nëse do kishte regjistrim audio, duhej një tabelë njoftuese.

Semanaj shprehet për MCN Live, se donte ta ngrinte si çështje pasi të gjitha lokalet e Tiranës dhe hollet e hoteleve kanë kamera, ndaj kërkon që institucionet shtetërore të marrin masa.

Kjo është pikëpyetja e madhe kemi ambiente të tjera ku kamerat përveç filmimit si filmim kanë dhe mikrofon. Kjo duhet të ngrejë një alarm te institucionet shtetërore.

Më shumë është e bezdisshme për punonjësit se për klientët e dyqanit në fjalë. Por në një hotel apo lokal ku kemi biseda nga më të ndryshmet kjo do ishte një problematikë shumë e madhe.

Ndaj institucionet shqiptare duhet të dalin me masë ndaluese që pjesa audio e kamerave të fiket. Nëse e shikojmë në një biznes kaq serioz, imagjino butiqet, lokalet.

Është një çështje që duhet diskutuar mbi të, nuk është thjesht rasti, por atmosfera e krijuar.

Po jetojmë në një “Big Brother” gjigant. Dhe sikur të ketë një tabelë që njofton filmimin dhe regjistrimin e zërit, bazuar në legjislacionin shqiptar bazuar në të dhënat personale, kjo video nuk duhet të ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe media, ndaj themi pse doli, si doli.

Është shpërndarë një video e tillë pa menduar dy herë se po shkelet ligji disa herë.

Më ka shqetësuar çështja që të gjithë po merreshin me heroizmin e shitëseve, por edhe qytetarët që e bënin share pafund, askush nuk doli që të thotë privatësia jonë është cenuar. A cenohet në lokale, hyrjet e pallateve, ku janë instaluar?

Ai shtoi se pati një aksion të policisë për heqjen e kamerave, pyetja është ku regjistroheshin këto pamje, kamerat ishin vetëm filmim apo dhe regjistrim zëri.

Ka ardhur momenti që të shohim më shumë se kamerat e një dyqani, por ta shohim në rang kombëtar. Ajo që më shqetëson, është nëse ky fenomen është i përhapur dhe në fusha të tjera të jetës.

Kudo që shkojmë dhe ulemi, kemi një kamerë. Kamerat janë për kontroll të brendshme dhe ligji për kompanitë që e lejon kërkon një rezolucion të lartë.

Në Austri ku unë jetoj është e ndaluar të ketë kamera dhe në zyrë. Vetëm në holle dhe as në zyrat e mëdha nuk lejohet të vendosen kamerat.

Vetëm persona të certifikuar kishin të drejtë aksesimi nëse kishte problematika. Ka ligj për vendosje kamerash ndaj bizneseve mbi një xhiro të caktuara.

Ka rregullore për vendosjen e kamerave, nuk mund të vendosësh kamera që filmon rrugën. Në kohën e Tahirit u kërkua të vendosen me detyrim kamerat, por nuk u miratua me çfarë informacioni kam.

Unë mund të vendos kamera në pronë private, por jo kamera që kap rrugën. Problemi i vetëm është mikrofoni do të doja të ishte rast sporadik që në këtë kamera të jetë aktivizuar mikrofoni, por problemet janë të mëdha.

Pres që institucionet shtetërore të dalin me deklaratë që nuk lejohet. Në Bashkimin Europian është shumë e qartë, regjistrimi i zërit është te pjesa e Kodit Penal, dënohet te Kodi Penal.

Në Shqipëri nuk është e qartë. Ambienti filmohet me kamera, por ndoshta shprehen se kamerat na kanë ardhur me mikrofon dhe e dinim se kështu funksionon.

Dhe ato që janë regjistruar deri më tani duhet të shkatërrohen, nuk mund ti ruash pafund. Këto filmime duhet të autoshkatërrohen, maksimumi mund të ruhen deri në një vit.

Nuk mund të ruash gjithë pamjet, duke regjistruar gjithë ambientet publike të Tiranës. Shqetësim përbën privatësia jonë që të jemi më të sigurtë kur jemi në ambiente publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy