Samiti i befasishëm, udhëheqësit koreanë takohen në zonën midis dy vendeve

Samiti i befasishëm, udhëheqësit koreanë takohen në zonën midis dy vendeve

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut janë takuar në zonën e kufizuar të demilitarizuar midis dy vendeve.

Takimi është vetëm i dyti midis Moon Jae-in të Koresë së Jugut dhe Kim Jong-un të Veriut.

Ky takim vjen kur të dyja vendet vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për takimin historik mes SHBA e Koresë së Veriut, i cili ditët e fundit është vënë në udhëkryq.

Të enjten, Presidenti i SHBA, Donald Trump, anuloi samitin, i planifikuar në 12 qershor në Singapor, por më vonë me anë të një reagimi për gazetarët ai sugjeroi se takimi mes tij dhe Kim mund të mbahet në ditën që është vendosur në fillim.

Bisedimet u mbajtën në anën veriore të fshatit Panmunjom të armëpushimit, tha zyra e presidentit Moon.

Moon do të flasë për rezultatin e bisedimeve të dielën në mëngjes, thuhet më tej në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit e presidentit koreano-jugor.

Bisedimet midis Trump dhe Kim, nëse do të vendosnin që të takoheshin në takimin historik të tyre, do të përqendroheshin për denuklearizimin e gadishullit Korean dhe zvogëlimit të tensioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy