Mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të martë Kurban Bajramin. Në tiranë besimtarët janë mbledhur që në mëngjes në sheshin Skëndërbej për të falur namazin e kurban bajramit. Në fjalën e rastit kryetari i KMSH-së apeloi për më shumë paqe dhe dashuri. Ndërkohë qytetarët pas faljes së namazit janë shpërndarë për të festuar me të afërmit.



