
Një mënyrë e re e trajtimit të kancerit të prostatës mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish. Sipas studiuesve, janë 80 proteina që shkaktojnë kancerin e prostatës dhe e bëjnë atë të përhapet.
Por një studim i kryer nga Instituti i Londrës për Hulumtimin e Kancerit gjeti se 80 proteinat në fjalë mund të ndalojnë përhapjen me një pilulë të vetme ditore.
Kjo do të thotë se ilaçet e përdorura aktualisht për trajtimin e kancerit të gjirit, vezores dhe lëkurës mund t’u jepen në të ardhmen pacientëve me kancer të prostatës.
Aktualisht për këtë lloj kanceri ekzistojnë vetëm shtatë ilaçe, që bllokojnë dy proteina që e shkaktojnë.
Trajtimet e reja mund të jenë në farmaci brenda 5 vitesh.



