Humbi me Partizanin e Beogradit, por UEFA zgjedh me të mirin e ndeshjes futbollistin e Skënderbeut

Humbi me Partizanin e Beogradit, por UEFA zgjedh me të mirin e ndeshjes futbollistin e Skënderbeut

Humbja mbetet humbje por duhet theksuar se disfata e Skënderbeut mbrëmë ndaj Partizanit të Beogradit erdhi si pasojë e episodeve dhe jo si rezultat i zhvillimit të lojës gjatë 90-të minutave. Ndoshta nga kjo është ndikuar edhe UEFA në përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të ndeshjes së luajtur në Beograd.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Marko Radas. Pavarësisht së në rasti i golit të parë të shënuar nga Tosiç mund të kishte bërë më mirë, 34-vjeçari ishte një nga më të dalluarit te ekipi i Skënderbeut. Radas është futbollisti i 3 nga skuadra korçare që zgjidhet më i miri i ndeshjes pasi më parë Mici dhe Jashanica kishin patur këtë fat në dy takime të tjera në “Europa League”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy