Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin ditën e 303. Gjatë natës, dhjetëra raketa u lëshuan nga Libani kundër Izraelit verior, konfirmuan autoritetet izraelite.
Nga ana e tij Hezbollahu konfirmoi sulmin. Agjencia britanike e sigurisë detare Ukmto raportoi në X se një anije u godit nga një raketë në lindje të Adenit në brigjet e Jemenit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën, raporton Axios duke cituar disa burime.
“Vendosmëria e Iranit është serioze për ta mbajtur regjimin izraelit përgjegjës për krimet e tij, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri.
Situata në rajonin e Azisë Perëndimore është shumë delikate për shkak të krimeve të vazhdueshme dhe aventurave të rrezikshme të bandës kriminale që sundon në Tel Aviv.



