
Qeveria e Malit të Zi është rrëzuar gjatë një votimi në Parlament. Qeveria e Krivokapiç nuk e kaloi mocionin e mosbesimit, pasi nuk arriti të merrte votat e nevojshme. Nga e hëna, presidenti fillon konsultimet për mandatimin e kryeministrit të ri.
Më herët, gjatë ditës, Parlamenti malazez refuzoi të diskutojë propozimin e kryeministrit Krivokapiç për shkurtimin e mandatit të legjislativit.
Synimi i kryeministrit ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast të shkurtimit të mandatit të Parlamentit.
Nisma për rrëzimin e Qeverisë është nënshkruar nga partitë e opozitës dhe Lëvizja Qytetare URA, të cilat kanë shumicën prej 44 deputetësh nga gjithsej 81 deputetë në Kuvend.



