Dje këshilli i BE-së vendosi tu heq vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë e ti jap të drejtën për të lëvizur në zonën shengen edhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.
Lidhur me këtë eksperti i sigurisë Milazim Gashi në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se e sheh këtë më shumë si një fazë tranzitore, një favor të BE-së ndaj qeverisë së Serbisë.
Sipas tij Serbia ka rehabilituar komunitetin serb në Kosovë, ndërsa theksoi se kjo nuk ka ndikim sepse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në institucionet kosovare.

Realisht nga BE lëshimi për serbët që jetojnë në Kosovë në këndvështrimin tim shihet një lajthitje për komunitetin që jeton në Kosovë dhe shpresojmë që ky lëshim të afatizohet me skadimin e pasaportave që kanë serbët në Kosovë. E shoh si fazë tranzitore dhe një lajthitje të BE për serbët e Kosovës sesa një strategji të Serbisë për të shkaktuar pasoja të brendshme.
Shihet shumë qartë se Kosova për çdo ditë rritet për ta shtrirë sovranitetin në çdo cep të Kosovës, prandaj dhe ky lëshim dhe favor i BE për Serbinë është favor më shumë ndaj qeverisë së Serbisë. Shihet qartë se Serbia në këtë rast ka marrë një plus duke rehabilituar komunitetin serb në Kosovë.
I pyetur se sa legjitime mund të jenë këto pasaporta, ai tha se nuk ndikojnë pasi Dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në institucionet kosovare.
Serbët në Kosovë kanë dokumente të republikës së Kosovës për shkak se ligji në Kosovë ja pamundëson çdo serbi në Kosovë që në rast se do me shit një pronë i duhen dokumente të institucioneve kosovare.
Prandaj më shumë është fazë tranzitore dhe një lajthitje ndaj qeverisë së Serbisë sesa mund të krijojë ndonjë disfavor. Nuk mendoj se kjo mund të ndikojë në dialogun Serbi-Kosovë sepse Serbia nuk e ka më atë fuqi.



