
Edhe këtë javë, astrologia Elena Demollari solli në studion e emisionit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” parashikimin javor përmes letrave Tarot për të 12 shenjat e horoskopit.
Dashi
Keni kaluar vështirësi dhe pengesa, por do të dilni nga situatat që ju kanë lodhur emocionalisht. Kujdes nga personat me dy fytyra, nga shqetësimet shëndetësore dhe nga njerëz materialistë.
Mos bëni pjesë në manipulime apo mashtrime. Parashikohet një udhëtim i rëndësishëm, një vendim i mençur dhe një lajm i mirë që mund të sjellë ribashkim ose pajtim.
Demi
Java nis me turbullira, por priten lajme të mira për punën, financat ose çështjet sentimentale.
Do përballeni me pak errësirë në lidhje me dashurinë apo punën, dhe mund të ndjeni energji negative ose iluzione të kota. Kujdes nga miqësi fallco.
Pavarësisht sfidave, do të merrni një vendim të rëndësishëm dhe do keni mundësi të reja.
Binjakët
Konfuzion dhe paqartësi në komunikim. Lidhje të dështuara dhe iluzione nga e kaluara ju pengojnë. Dikush është larguar, në punë apo në jetën personale.
Kujdes me vendimet.
Do të ketë ngritje financiare, por edhe një lajm që mund të jetë i hidhur. Një person negativ largohet nga jeta juaj, do të ndiheni më të qetë.
Gaforrja
Kujdes nga tradhtitë pas shpine dhe nga humbjet në punë. Jeni ndjerë të zhgënjyer dhe emocionalisht të lodhur.
Priten udhëtime të gjata dhe përballje me çështje ligjore ose institucionale.
Kujdes me shëndetin, këshillohet kontroll mjekësor. Dikush mund të kërkojë falje për gabimet e kaluara.
Luani
Një person i tretë ka ndikuar negativisht në marrëdhënien tuaj. Kujdes nga bullizimi dhe njerëzit e ftohtë. Rrugët janë të hapura për përpari
m. Çështje pronash do zgjidhen dhe situata do stabilizohet.
Dëgjoni një lajm të mirë për një shtatzëni ose planifikim familjar. Financat do jenë në rritje.
Virgjëresha
Shmangni konfliktet, sidomos ato që lidhen me prona. Jeni ndjerë të lënduar nga marrëdhënie të mëparshme, por do ketë përmirësime.
Mos u përfshini me persona negativë. Udhëtime të gjata do ju sjellin qartësi.
Do zgjidhni problemet me kreativitet dhe do dilni fitues. Priten përfitime financiare.
Peshorja
Priten udhëtime dhe mundësi për kontrata pune. Kujdes nga persona xhelozë dhe me dy fytyra. Gjërat që kanë qenë pezull do zgjidhen në favorin tuaj.
Nëse keni pasur debate, do hakmerreni në mënyrë të drejtë dhe do fitoni.
Mundësi për fejesë, martesë apo shtatzëni. Financat dhe gjendja emocionale stabilizohen.
Akrepi
Mendime negative, ankth dhe izolim emocional. E kaluara ju ka lodhur, por jeni drejt një transformimi të madh pozitiv.
Kujdes nga pasioni i tepruar dhe xhelozia. Shumë mendime ju pushtojnë, por nuk do dorëzoheni. Një cikël i ri do sjellë ndryshime të mëdha dhe të mira.
Shigjetari
Kujdes me humbjet financiare, pune apo emocionale.
Disa prej jush mund të ndihen të distancuar. Pavarësisht pengesave në marrëdhënie, ka rritje ekonomike.
Nisma dhe perspektiva të reja janë në horizont. Jeni me fat këtë javë, shfrytëzojeni!
Bricjapi
Suksese në arsim apo punë, diplomë, master ose arritje profesionale.
Kujdes nga personat që gënjejnë dhe ju shpifin. Psikologjikisht mund të ndiheni të rënduar, por do i jepni vetes forcë.
Do merrni lajme të mira, por jeni të pasigurt në vendime. Mund të ketë udhëtime të gjata dhe mundësi për shtatzëni. Financat janë të qëndrueshme.
Ujori
Ribashkim me një person nga e kaluara. Kujdes nga personat mistikë, materialistë dhe manipulues. Dikush mund të tentojë t’ju përfshijë në energji negative ose rituale.
Shmangni konfliktet dhe konkurrencën e pashëndetshme.
Java ka tension, por do dilni të qetë në fund.
Peshqit
Mendime të këqija dhe ndjenja mbingarkese. Në fund do të dilni fitimtarë. Vendime të rëndësishme ju presin, shmangni shpenzimet e panevojshme.
Kujdes me humbjet financiare dhe krisjet në marrëdhënie.
Gjërat kanë qenë të trazuara, por do qartësohen. Fundjava do sjellë më shumë stabilitet.



