Një anije me emigrantë u fundos gjatë së premtes në brigjet siriane, duke bërë që 71 persona të humbin jetën.
Ndërkohë 20 të mbijetuar janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin e qytetit të Tartus.
Viktimat dhe të mbijetuarit janë sirianë, libanezë dhe palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë.
Siç raporton BBC, numri i saktë i personave që ndodheshin në bord nuk dihet ende, ndërsa përllogaritet mes 120-150 personave.
Aktualisht nga autoritetet siriane vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.



