“Ditari i një kinoregjisori”, Keko: Përmblidhen kujtimet e babait tim, e kam rikonceptuar për lexuesit e rinj (VIDEO)

“Ditari i një kinoregjisori”, Keko: Përmblidhen kujtimet e babait tim, e kam rikonceptuar për lexuesit e rinj (VIDEO)

Ilir Keko, djali i regjisorit Endri Keko, i cili ka sjellë së fundmi për lexuesit “Ditari i një kinoregjisori”, tha në studion e lajmeve të MCN Tv se libri përmbledh kujtimet e babait të tij.

Keko shtoi se ai ka rikonceptuar 'ditarin' pasi libri tashmë do të shkojë në dorën e lexuesve të rinj.

Keko tha se ka qenë gjithmonë në dilemë për ta botuar ose jo, “Ditarin e një kinoregjisori”.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk është nisma ime, unë vazhdova atë dëshirë të tim eti, që pastaj u kthye në një detyrim timin moral për ta përfunduar,. Ai ka mbajtur ditar që në rininë e hershme, ka qenë një prirje e tij dhe procesi krijues më pas e detyroi dhe më shumë për të mbajtur shënime. Pasi u largua nga krijimtaria me kërkesën e miqve të tij gazetarë u fokusua në kthimin e këtyre shënimeve në kujtime dhe filloi t'i botojë në revistat e kohës. Botoi 3-4 kujtime nga filmat, pastaj ndërroi jetë dhe u kthye në nj% detyrim për mua. Mbeti për shumë vite, thjesht në planin që do t’i botoj një ditë derisa në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së tij, vendosa t’i botoj.

Ka qenë e vështirë të vendos për botimin e këtij ditari, që sigurisht janë mijëra faqe që unë kam në arkivin e familjes. Jam munduar të mbaj gjërat kryesore nga krijimtaria e tij, por erdhi një moment që duhej ristrukturuar ditari për shkak se pjesa më e madhe e bashkohësve të tij ndërruan jetë dhe isha i detyruar ta rikonceptoja botimin sepse libri do të shkonte në dorën e lexuesve të rinj të cilët nuk e njohin as personazhin në fjalë, as jetën e tij personal dhe familjare, as krijimtarinë e tij.

Nuk është një botim i një ditari klasik, por i një botimi përmbledhës.

Unë kam qenë në dilemën e madhe mes 'Po'-së dhe 'Jo'-së duke marrë për bazë dhe një pyetje që më ka shoqëruar gjithë kohës në tavolinën e punës: A është e përgatitur shoqëria shqiptare politikisht dhe psikologjikisht për ta pranuar kohën e komunizmit me të vërtetat e saj. Prevalonte “jo”-ja. Po erdhi një moment që vendosëm të mos e dëgjojmë veten dhe ta botoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy