Takimet Rama-Meta dhe darka te Pazari i Ri, Vasili tregon se çfarë është diskutuar

Takimet Rama-Meta dhe darka te Pazari i Ri, Vasili tregon se çfarë është diskutuar

Kreu i ri i LSI­-së, Petrit Vasili, ka qenë i pranishëm thuajse në të gjithë takimet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar herë pas herë.

Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, Vasili ka treguar detaje nga këto takime dhe bisedat që zhvilloheshin.

Duke u ndalur tek darka e shumëkomentuar në një restorant tek Pazari i Ri, ministri Vasili ka treguar edhe disa momente interesante të bisedës mes të pranishmëve.

Ai mohon që gjatë këtyre takimeve të jetë diskutuar zgjedhja e Ilir Metës, President i vendit. “Në takimet Rama­Meta nuk është folur për zgjedhjen e kreut të LSI si president i vendit. Kjo nuk është diskutuar asnjëherë në këto takime.

Duke qenë se me rëndësi ishte stabiliteti i vendit vendimet për zgjedhjen e Presidentit u morën me shpejtësi.

Me djegien e tre raundeve për zgjedhjen e presidentit, gjërat ndryshuan.

Në takimet Rama­Meta sigurisht që nuk diskutohej vetëm për politikë. Bisedohej për tema të ndryshme.

Në darkën në zonën e Pazarit të ri, ndër të tjera u diskutua për rikonstruksionin e zonës së Pazarit të Ri, investimet e bëra, projektet.

Shkëmbyem edhe kujtime. Unë si më i vjetër në moshë, kujtova edhe disa gjëra më shumë”, u shpreh Vasili. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy