
Kryeministri Edi Rama, së fundi ka prezantuar një nismë për legalizimin e parave informale dhe për amnisti penale për poseduesit e këtyre parave.
Lidhur me mundësitë e një projektligji të tillë, eksperti fiskal nga “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë”, Bujar Bendo, u shpreh për emisionin e sotëm “MCN economy”, se krahas ligjit të fundit të vitit 2017, i tanishmi duhet të përfshijë edhe efektin penal.
Projektligji synon garantimin e procedurave transparente për të mundësuar ligjësimin e pasurive të padeklaruara dhe/ose të paregjistruara, tërësisht apo pjesërisht, si dhe për rivlerësimin e pasqyrave financiare të subjekteve, dhe si i tillë sipas tij, duhet të ndajë qartazi se kush është pjesa që falet e kush është ajo që nuk falet.
Janë 7 ligje më duket deri tani, në 2017, ka qenë ligji i fundit, për faljen dhe fshirjen e detyrimeve deri në vitin 2010, dhe nga ajo periudhë deri më sot, gjithmonë ka qenë e diskutueshme, që duhet bërë një falje dhe një amnisti fiskale, dhe duhet përfshirë edhe efekti penal, të përjashtohen nga ndjekja penale ose rivlerësimi i deklaratës që jepet.
Në këtë rast ndryshimi është se propozimi vjen me këtë shtesë, përjashtuar nga ndjekja penale e të gjitha këtyre subjekteve që duan këtë propozim. Tani ndryshimi mendoj se është për tu diskutuar, ndryshimi është që është momenti dhe çfarë përshinë kjo amnisti.
Kam frikë se e vetmja është fakti se ka një akumulim pasurie dhe deformim të deklaratave, janë ndrysh deklaratat e personave dhe ndryshe se si ata e kane deklaruara pasurinë dhe ndryshe se si jetojnë ata, pra duhet të jemi të vetëdijshëm se pas kësaj duhet të fillojmë të deklarojmë ashtu siç duhet dhe ligji duhet të bjerë fort për të gjithë ata që deklarojnë një gjë të tillë.
Mënyra se si do të ndërtohet ligji, duhet të diskutohet se kush është pjesa që falet e kush ajo që nuk falet nga ligji.
Nuk ka pasur asnjëherë mirëfilli amnisti të pastër, dhe që ka dhënë efekt, ndërkohë që janë bërë pafund ligje të tilla, dhe ato që i ka bërë , nuk janë bërë siç duhet.



