
Trafiku në rrugët e kryeqytetit është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve. Lidhur me këtë problem, eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha gjatë një lidhje skype në MCN TV bëri përgjegjës për situatën kryetarin e bashkisë Erion Veliaj përsa i përket parkingjeve në vendet e gabuara si dhe mungesa e sinjalistikës.
Sipas tij problemet vijnë edhe nga Kodi Rrugor të cilin e cilësoi si të vjetërsuar të krijuar 20 vite më parë për të cilin tha se ka nevojë për përmirësim dhe të krijohet me standarde europiane.
Përgjegjësia i takon kryetarit të bashkisë, i cili nuk ka konceptet bazë të sigurisë rrugore. Koha është flori, por në zbatim praktik nuk kemi asgjë. Duam të rrisim shpejtësinë e automjeteve dhe bëjmë parkimet anësh rrugës. Përgjegjës për këto është kryetari i bashkisë. Njerëzit duan të shkojnë sepse i pret puna, por treafiku nuk i lejon dhe kjo nuk duhet parë vetëm si pengesë në qarkullim, por edhe si pasuri kombëtare që duhet vlerësuar nga të gjithë.
Policia rrugore e bën detyrën mirë, por ska çtë bëjë në trafik sepse smund ti shtyj makinat të ecin, parkingjet, kamionët, motoçikletat, biçikletat etj kriojojnë koplapsin. Duhet sinjalistika rrugore, për motoçikleta etj. Duhet mbledhja e një grupi pune dhe të rregullojnë kodin rrugor dhe ai i sjell natyrshëm këto që ne diskutojmë. Nëse nuk rregullohet kodi rrugor ai ka shumë të meta ka 20 vjet që është bërë është i vjetëruar. Duhet të jetë një kod rrugor i standardeve europiane.
I pyetur se çfarë sugjeron ai si ekspert që t’i jepet një zgjidhje këtij problemi, Hoxha sqaroi se “Korsitë krijojnë lehtësi. Duhet patjetër është domosdoshmëri të respektojnë sinjalistikën rrugore, sepse deri tani është bërë vetëm si ti gjobisim. Duhen hequr parkimet e makinave, duhen hequr dyert e shkollave të drejtuara nga rruga. Pse të mos hapen dyer anësore. E domosdoshme të ngrihen grupe të posaçme. Bashkia duhet të bëjë kujdes. Fenomen tjetër i dëmshëm është që të mos kenë makina funizimesh ditën, por vetëm natën. Ne kemi problem se nuk qarkullojmë dot dhe fusin këto makina në punë. Shto autobus të transportit publik. Njerëzit duhet të rifitojnë kohë sepse kjo është pasuri kombëtare".



