Vaksinimi i detyrueshëm/Zëvendësdekania Skënderi: Një rrugë shumë e mirë për të pasur studentët në auditorë

Vaksinimi i detyrueshëm/Zëvendësdekania Skënderi: Një rrugë shumë e mirë për të pasur studentët në auditorë

Ndërsa Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si detyrim kryerjen e vaksinës për kanditatët e saj, ende nuk ka një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë se çfarë do të ndodhë me studentët e Universitetit të Tiranës. Në lidhje me këtë temë, e ftuar në edicionin e lajmeve në MCN përmes një lidhje Skype, ishte zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi.

Sipas Skënderit, vaksinimi është një rrugë shumë e mirë për të pasur studentët në auditorë. Megjithëse ajo apeloi për vaksinim, sipas saj nëse duhet të vendoset me detyrim apo jo, këtë gjë duhet ta vendosin ekspertët në bazë të rrezikshmërisë së virusit.

Znj. Skënderi, disa institucione akademike po e shohin vaksinimin si domosdoshmëri.

Mësohet se Shkolla e Magjistraturës u ka vënë kusht të gjithë kandidatëve dhe studentëve që të vaksinohen ndaj Covid-19, nëse duan të ulen në auditorë vitin e ardhshëm akademik 2021-2022. Si mendoni ju, a duhet të bëhet i detyrueshëm ky proces?

Ky është një diskutim që ka zënë hapësirën e vet në këtë periudhë të vitit në të gjithë institucionet akademike jo vetëm këtu, por edhe jashtë.

Nëse kemi parasysh problemet që kemi folur përgjatë 2 viteve, vaksinimi është një rrugë shumë e mirë për të pasur studentët në auditorë.

Unë personalisht jam vaksinuar dhe të gjithë në familjen time janë vaksinuar dhe unë i kam kërkuar studentëve që të vaskinohen në mënyrë që t'i kemi në auditorë.

- Në fakt kjo është aplikuar edhe në universitetet më me emër. Për shembull për të gjithë studentët e Harvard, vaksinimi bëhet i detyrueshëm.

Vetë universiteti në faqen e tij në internet, e ka bërë këtë njoftim, ku kërkon nga studentët që në vjeshtë të rikthehen në shkollë të vaksinuar.

Për mua do të ishte mirë që studentët ë ishin vaksinuar në mënyrë që të mos përdorej mekanizëm i fortë.

Ekspertët duhet të përcaktojnë nëse vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm apo jo duke marrë parasysh variantet e reja që po qarkullojnë.

- Kujtojmë se gushti është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore, a keni një apel për të gjithë studentët, por dhe stafin akademik?

Stafet akademike janë vaksinuar. Apeli im shkon për studentët që t'i nënshtrohen procesit të vaksinimit në të mirë të një viti akademik. Nëse vaksina na e mundëson rikthimin, atëherë të gjithë duhet të vaksinohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy