Zjarri i rënë tre javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej katër ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, ndërsa autoritetet lokale bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç NjA Fan dhe Lajthizë NjA Orosh. Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi përmes një reagimi në rrjetet sociale sot ka kërkuar ndërhyrje e menjëhershme nga ajri.
Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor por dhe banor të zonës.
Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri.
Zjarri që po djeg sipërfaqe të tëra në Mirditë dyshohet që vatrën fillestare e kishte në pyjet e Kukësit.



