Biden fillon nga puna, firmos dy dekrete për ndihmë ekonomike (VIDEO)

Biden fillon nga puna, firmos dy dekrete për ndihmë ekonomike (VIDEO)

Joe Biden ia ka kushtuar ditën 'lehtësimit ekonomik' duke nënshkruar dy urdhra ekzekutivë për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet më në nevojë gjatë pandemisë dhe për të zgjeruar mbrojtjen e sigurisë për punonjësit federalë.

Urdhri i pare ekzekutiv parashikon shpërndarjen e ushqimore për familjet me të ardhura të ulëta dhe fëmijët dhe synon të sigurojë mbështetje financiare për ata që kanë mbetur  duke i lejuar të vazhdojnë të marrin përfitime .

Urdhri i dytë ekzekutiv synon të rivendosë të drejtat e negociatave kolektive dhe të promovojë pagën minimale prej 15 dollarësh për punonjësit federalë.

 Në të njëjtën kohë, Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi se kishte bërë një sërë telefonatash midis kryeqyteteve të ndryshme aleate.

Sullivan ka zhvilluar biseda telefonike me kolegë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia duke folur me ta për planet e presidentit të ri amerikan Joe Biden dhe  për të forcuar aleancat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy