
Anëtarët e NATO-s nuk do të pranojnë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Ne e kemi kundërshtuar gjithmonë kontrollin rus mbi pjesë të Donbasit në Ukrainën lindore.
Kështu tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Welt.
Ai shtoi më tej se NATO është e vendosur të ndihmojë Ukrainën për sa kohë që Vladimir Putin vazhdon luftën, edhe nëse do të duhen muaj apo vite.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg nënvizon se dëshiron të bëjë gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit.



