Baçi: Foltorja, dritare për të shprehur shqetësimet e qytetarëve. “Kafja” e Salianjit u politizua, PD nuk po përçahet (VIDEO)

Baçi: Foltorja, dritare për të shprehur shqetësimet e qytetarëve. “Kafja” e Salianjit u politizua, PD nuk po përçahet (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka nisur turin e foltoreve duke zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e njësisë nr. 9, që shënon edhe foltoren e parë të këtij turi, i cili pritet të zgjerohet në rrethe të ndryshme të vendit.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, në një intervistë për “MCN Live”, u shpreh se pavarësisht kritikave, Foltorja është një hapësirë e rëndësishme për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të shprehin shqetësimet dhe mendimet e tyre.

Foltorja do t’i prijë kauzave të qytetarëve. Na akuzuan se nuk ka njerëz, por ne aty nuk kemi bërë organizim për të mbledhur qytetarët. 

Thjesht kemi bërë njoftimin se çdo të hënë, në orën 18:30, do të ketë foltore për të shprehur shqetësimet e tyre. E rëndësishme është të flitet dhe të krijohet një dritare për mendimet e qytetarëve, të cilët edhe në Parlament shpesh kufizohen. 

Opozita mbetet alternativa e vetme për të sjellë rotacionin e pushtetit.

I pyetur për lajmet se Ervin Salianji po nis një tur të veçantë takimesh, që disa e kanë interpretuar si paralel me foltoret e Berishës, Baçi tha se fraksionet janë të ligjshme brenda PD-së.

Ai u shpreh se PD nuk po përçahet. 

Salianji është ndër eksponentët më të rëndësishëm të PD-së, një njeri me vlera, dhe kam respekt të veçantë për të, aq më tepër që është i vetmi eksponent i PD-së që ka qenë i burgosur politik. 

Vlerësoj çdo lëvizje të çdo anëtari të PD-së. Nuk e shoh si përçarje, për shkak se fraksioni është i legalizuar në parti.

E pranojmë nëse do të kandidojë. Nuk pengohet askush. Kandidaturat janë të hapura, nga kryesia deri te kryetari i PD-së.

Sa i përket takimit të shumëpërfolur në një lokal, çështja u politizua artificialisht:

Nuk e shoh si një lajm të rëndësishëm, por u mediatizua për t’i dhënë elektoratit një ushqim ndryshe, sikur po çahet PD. 

Nuk ka lëvizje apo përçarje brenda PD-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy