
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet vendore ku u ndal te bashkia e Tiranës për të cilin u shpreh se ende nuk sheh një kandidat të mundshëm që mund të mundë Veliajn.
Ai tha se burrat e fortë munden nga gratë sepse sipas tij vetëm një mendje gruaje mund të mundë Erion Veliajn.
Jo s’ka kandidat që e mund Veliajn. Asgjë nuk është përhershme dhe vërejtja juaj kur përmendët primaret dhe doktorin, dy subjekte krijesa dhe krijuesi, në fund fare është ai që vendos dhe madje ai që vendosi për primaret është ai që vendos mbi primaret. Këtu dalim te profili i mundshëm që nxjerr nesër opozita për Tiranën. Nëse do bëheshin primaret me demokratë dhe simpatizantë s’ka diskutim që profili i kandidatit që do fitonte ato do ishte njeri i politikës dhe do kishte mbi vete gjithë stigmën që populli i jep ndërkohë që burrat e fortë munden nga gratë, duhet një mendje gruaje për të mundur Erioni. Nëse primaret do jenë për të zgjedhur brenda shportës së PD do fitojë gjithmonë një kokërr qershie e lagur. Pa nastradinë rrotull kokrrat që do dalin do jenë qershi të lagura.
Vangjeli theksoi se nëse primaret do të zgjerohen më tej siç është logjika për ta bërë opozitën dhe më të madhe se PD, simpatizantë, demokratë dhe qytetarë të Tiranës që jo domosdo mendojnë si doktori, por duan të gjejnë një kandidat të denjë për Partinë Demokratike atë herë profili i zgjedhjes ka të ngjarë të vijë dhe nga radhët e tjera dhe profili i Alihmemehtit është i përshtatshëm.
A ka burrë për të mundur Veliaj, gara është tmerrësisht e pabarabartë. Nga marrëzia dhe naiviteti, krimi dhe dezertimi, PD bëri bojkot sot askush se mendon një gjë të tillë. Përgjigja shkurt, nuk e mundin dot Veliajn, dhe jo thjesht individin, por kandidatin e mundshëm të PS.



