Drejtori i Kuvendit fshehu dënimin, paditet nga prokuroria

Drejtori i Kuvendit fshehu dënimin, paditet nga prokuroria

Ish-­ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj, aktualisht drejtor në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Kuvendin e Shqipërisë, është paditur nga Prokuroria për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, raporton “Panorama”.

Prokurorja Elida Celami i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit të Tiranës të marrë si të pandehur Genci Muçajn “për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i formularëve’.

Në argumentet e Prokurorisë thuhet se ish-­ambasadori, aktualisht zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, duhet të deklaronte një dënim me gjobë të marrë në vitin 2008 për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve shkollore”. “I pandehuri Genci Muçaj është emëruar me vendimin nr. 19, datë 03.05.2016, në pozicionin drejtor në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka shënuar në rubrikën “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj” përgjigjen “Jo”. Ndërsa, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 3975/1 prot, datë 02.06.2016, rezulton se shtetasi Genci Muçaj është dënuar me vendimin nr. 493, datë 08.04.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve shkollore”, parashikuar nga neni 187/1 i Kodit Penal, duke e dënuar përfundimisht me 133 333 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është i rehabilituar”, thuhet në argumentin e Prokurorisë. Ndërkohë që ai ka deklaruar gabim atësinë, duke i ndryshuar germat e emrit të babait nga “Hazir” në “Hazis”.

Vetë ish-­ambasadori, i pyetur nga Prokuroria për fshehjen e të dhënave, ka sqaruar se nuk e ka deklaruar dënimin për të shmangur keqkuptimet nga mediat, ndërkohë që emrin e të atit e ka justifikuar si gabim. “Në deklarimet e dhëna nga shtetasi Genci Muçaj, ai pranon faktin se nuk ka deklaruar dënimin me gjobë me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të tij dhe shmangien e problematikave me mediat dhe gazetat, ndërkohë që qëllimi i ligjit është pikërisht transparenca dhe garantimi i integritetit të personave që zgjidhen dhe emërohen ose ushtrojnë funksione publike nëpërmjet deklarimit të çdo të dhëne që lidhet me personin e tyre. Gjatë hetimit është provuar edhe dijenia e të pandehurit që ai ka pasur dijeni për faktin se ka qenë i dënuar, pavarësisht se ai nuk e ka pretenduar një fakt të tillë”, thekson Prokuroria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy