U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale O.E në dalje të qytetit të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e tij tip "Volkswagen”, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që ata të kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi, me destinacion final, vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Njoftimi: Transportonte nga Tirana, drejt Shkodrës, emigrantë nga vendet e treta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 19-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që transportonte emigrantë, me automjetin e tij, që ata të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi O. E. 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari u kap në flagrancë në dalje të qytetit të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e tij tip "Volkswagen”, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që ata të kalonin ilegalisht pkk, drejt Malit të Zi, me destinacion final, vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy