Investimet në mjedis, Mazreku: Nuk ka transparencë. Grimcat e pluhurit dhe të  dioksidit të azotit mbi normën e lejuar

Investimet në mjedis, Mazreku: Nuk ka transparencë. Grimcat e pluhurit dhe të dioksidit të azotit mbi normën e lejuar

Valbona Mazreku, eksperte e mjedisit tha përmes një lidhjeje me studion e emisionit “MCN Economy” se nuk ofrohet transparencë për të verifikuar sasinë e parave që investohet për mbrojtjen e mjedisit. 

 

Po ashtu Mazreku tha se grimcat e pluhurit, dioksidi i azotit apo dhe dioksidi i squfurit janë mbi nivelin e lejuar, gjë që ekspozon qytetarët ndaj sëmundjet e ndryshme. 

 

Donim të bënim një lloj vlerësimi sesa është buxheti i gjelbër, duke e quajtur kështu të gjithë buxhetin që shkon në fushat e mjedisit në Shqipëri. Është e vështirë ta identifikosh nga mënyra sesi është formatuar sistemi buxhetor, ose financat në Shqipëri. Nuk janë të ndara dhe nuk kanë etiketimin e gjelbër që të shohësh cilat janë investimet në mjedis. 

 

Me mbrojtjen e mjedisit në atë çka deklarohet në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mjedisit vumë re që buxheti që kishte qeveria për këtë komponent, program të menaxhimit të mjedisit ishte 0.18% e programit qeveritar.

 

Sa kohë që nuk ka të dhëna të mira, që të jenë të aksesueshme dhe të dimë, është e vështirë ta krahasosh me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimet me kolegët shohim që situata paraqitet e njëjtë me këto vende. Është situatë në të gjitha vendet e rajonit. Ta shohësh nga pikëpamja e pasurisë natyrore që ka Shqipëria, ne jemi shumë të pasur me burime natyrore dhe kur vjen puna tek mënyra e administrimit të rentës, por jemi jotransparentë. Nuk ka të dhëna,  informacione dhe buxheti tradicional i shtetit nuk na lejon të shohim të ardhurat nga renta që të jenë transparente, të aksesueshme dhe të shohim cili është volumi i burimeve natyror që shfrytëzohen në nivel vjetor dhe cilat janë përfitimet që mund të ketë pushteti vendor, që është dhe ai që duhet të bënte administrim të këtyre burimeve, por që janë nën menaxhimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

 

Disa nga parametra siç janë grimcat e pluhurit, dioksidi i azotit apo dhe dioksidi i squfurit janë mbi nivelin e lejuar, gjë që ekspozon qytetarët ndaj sëmundjet e ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy