Haxhimali: Të kryhen ndryshime në Kushtetutë, por pa e zhbërë reformën territoriale (VIDEO)

Haxhimali: Të kryhen ndryshime në Kushtetutë, por pa e zhbërë reformën territoriale (VIDEO)

Mazhoranca ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për një reformë të re territoriale dhe së shpejti do të nisë punën komisioni parlamentar që do të trajtojë këtë çështje.

Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejt në MCN, eksperti për pushtetin vendor Agron Haxhimali e cilësoi si lajm të mirë nisjen e punës për hartën e re territoriale.

Sipas ekspertit, reforma e 2015 nuk pati rezultate të mira, ndërsa propozon ndryshime në Kushtetutë, por jo zhbërje të reformës territoriale.

Sipas një studimi që ai vetë ka kryer, propozimi i tij është modeli i ndarjes së disa bashkive të mëdha në krijimin e disa të tjerave që do ti shërbejnë zonave rurale.

Intervista e plotë:

1-Si e shihni kërkesën e Partisë Demokratike? A ka vërtet një shqetësim mbi shërbimet që marrin qytetarët me ndarjen aktuale, apo është një kërkesë e nxitur në bazë të kalkulimeve elektorale?

Nga pikëpamja ime që kur e kam dëgjuar kërkesën e PD, përbën një lajm jashtëzakonisht të mirë. Të dyja palët kanë parë që reforma nuk ka funksionuar mirë. Jam i prirur të besoj që nuk është për ..politike për .. pavarësisht efekteve politike nuk pati shërbimin e duhur për qytetarët dhe4 nuk u arritën objektivat.

2-A ka një studim konkret se ku ka dështuar reforma e vitit 2015-të? Partia Demokratike nuk ka prezantuar asnjë studim të tillë…

Kam studimet e mia, qoftë për avantazhet dhe disavantazhet. Dy kanë qenë elementet që tregojnë se reforma nuk ka rezultatin e duhur, e para a kemi demokraci lokale sot para dhe pas reformës. Nuk kemi qeverisje të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe nga ana tjetër më e rëndësishme eficenza e qeverisjes vendore nuk arritëm të kishin ulje të shpenzimeve. Sërish qytetarët shqiptarë nuk po marrin shërbimin që prisnin nga reforma.

3-Nga njëra anë flasim për shpopullim masiv të vendit dhe kryesisht të zonave rurale, dhe nga ana tjetër për shtim të njësive vendore. A mund të jenë ekonomikisht efecientë këto njësi?

Kemi një shpopullim dhe mendoj se ky shpopullim mundet dhe ka tregues që ka ardhur si pasojë e mbylljes së zyrave dhe largimit të shërbimeve. Në Shqipëri sot 48% e popullsisë jetojnë në zonat rurale. A e dini se këta 48% i kanë deleguar votën e tyre bashkive që janë në qendrat e qytetit. Ka një disbalancim të zhvillimit urban dhe rural. Po të korrigjojmë disa aspekte të reformës territoriale mendoj se do jetë një burim i shëndetshëm.

4-Konkretisht, cili është varianti që ju propozoni për ndarjen e re territoriale?

Kam disa vite që studioj këtë çështje. Për mua personalisht si ekspert nga analizat e mia më rezulton se në Shqipëri kemi nevojë të reformojnë sistemin dhe në qeverisjen vendore dhe ka ardhur momenti të kalojnë në modelin e ndarjes së disa bashkive të mëdha të krijimit të disa bashkive te tjera që do të shërbeje për zonat rurale. Mos të harrojmë që është niveli i dytë i qeverisjes vendore, mendoj këtu kemi nevojë të shkojmë në reduktimin e qarqeve nga 12 në 6.

5-A ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës?

Edhe me ndërhyrje në Kushtetutë mendoj që duhet të pastrohet jo vetëm duke hequr këto terminologji, por kushtetuta duhet të konsolidohet se kush është niveli i parë në Shqipëri. Ka nevojë për ndërhyje në Kushtetutë, por vullneti politikë duhet të çojë nga korrigjimi në rishikimin e kësaj harte. Nuk jam për të zhbërë reformën, por të korrigjojmë atë që nuk funksionon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy