Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, gjykata e Lezhës lë në burg 49-vjeçarin

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, gjykata e Lezhës lë në burg 49-vjeçarin

Besnik Pjetri, i cili akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Gryk Zezë të Lezhës do të qëndrojë në burg. 49-vjeçari i cili u arrestua të premten nga Policia, u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Por pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin.

Besnik Pjetri u vu në pranga mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.

Ai u lokalizua dhe u arrestua në një banese të braktisur në fshatin Kaçinar të Mirditës, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive të policisë.

Nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjerin dhe Gent Perjaku (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij), përkatësisht 56 dhe 32-vjeç.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Grykë Zezë dhe nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë dhe prej më shumë se 3 mujash ai qëndronte në arrati.

Babë e bir ishin kthyer ditën e ngjarjes nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj.

49-vjeçari pretendonte se familja e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonte as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy