Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, për protestat e banorëve të Kaçinarit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër HEC-ve thotë se është një sagë e gjatë protestash dhe thirrjesh nga banorët e zonës, të cilët kundërshtojnë një leje të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit Territorit dhe Agjencia për Zhvillimin e Territorit.
Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se banorët ngrënë zërin për mënyrën si është dhënë ajo leje dhe për mënyrën se si nuk janë dëgjuar.
Kryebashkiaku shprehet se banorët pretendojnë se nuk ka pasur asnjë dëgjesë publike, por se ka pasur dëgjesë me disa njerëz të përzgjedhur jo me të gjithë komunitetin.
Sipas tij, pretendimet e banorëve janë se kanë firmosur në emrin e tyre pa qenë vetë banorët të pranishëm.
Mëlyshi shton se duhet një hetim i thellë për këtë çështje, pasi ka disa lloj aludimesh, si koncensione të dhëna nga qeveria.
Është një gjatësi e konsiderueshme që përfshin pesë fshatra dhe prek jetën e banorëve të Kaçinarit.
Duhet të dëgjohen banorët të diskutohet me ta dhe të shihet nëse të gjithë dokumentacionet janë më përputhje me ligjet në fuqi.
Pretendimet janë se kanë firmosur në emrin e tyre pa qenë vetë banorët të pranishëm. Ata kërkojnë që të bëhet dëgjesë publike dhe të flitet me ta.
Aty ka një qëndrim strikt në mënyrën si është bërë dëgjesa. Në përputhje me ligjin duhet të ishin thirrur, dëgjuar dhe pastaj duhet të vendosej.
Leja është dhënë që në 2016-2017, është rinovuar tre herë leja e ndërtimit dhe akoma firma ka vazhduar të shkojë te vendi ku do ndërtohet, por është penguar dhe nga banorët dhe komunikimi që ne kemi pasur me banorët.
Një tjetër argument që nxjerrin është se ky koncension është ndryshuar tre herë, dikush e ka nisur, pastaj aksionet janë shitur te një firmë tjetër dhe më pas ajo tek një tjetër.
Burimet ujore janë jeta e një komuniteti, nëse qëndrojnë atje, është se atje kanë ujin, atje kanë tokën, me atë ujë janë rritur dhe trashëguar brez pas brezi, është ndikuese në jetën e tyre.
Të parët që duhet të ishin pyetur janë banorët. Duhet një hetim i thellë për këtë çështje, pasi ka disa lloj aludimesh, në kuptimin e marrjes së masave se janë koncensione të dhëna nga qeveria.
Janë organe të tjera kompetente që duhet të analizojnë dhe të nxjerrin të vërtetën se pse këta banorë protestojnë.
Kemi pasur bashkëbisedim dhe me banorët dhe me firmën, për të parë se përtej kësaj çfarë interesi ka zona dhe banorët.
Ai është interesi i pushtetit lokal se çfarë përfitojnë nga ky investim. Duke parë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe më pas dhe lejet e Ministrisë së Mjedisit, etj.
Në këtë pikë bashkia i ka kërkuar kompanisë se çfarë vini në dispozicion të banorëve, përveç ndërtimit të HEC-eve, që është nismë e qeverisë.
Banorët çfarë përfitojnë nga ky investim? I kërkuam edhe se çfarë përfitojnë banorët e zonës, kompania paraqiti disa investime serioze si investime janë në infrastrukturë dhe energjetikë.
Ne si bashki e pranuam atë kontratë, e kaluam dhe në Këshillin Bashkiak por janë banorët që e pranojnë këtë lloj investimi në zonë.
Pas dëgjesës me banorët, pushteti lokal është në pozicionin që është për të dëgjuar vendimet e vetë banorëve dhe nëse ata nuk e duan do e zhbëjmë atë vendim të Këshillit Bashkiak.
Një vendim i Këshillit Bashkiak është i zhbëshëm.



