Banorët e Kombinatit fitojnë betejën kundër Bashkisë Tiranë, lidhur me pallatet e etiketuar për t’u shembur pas tërmetit në kuadër të procesit të rindërtimit.
Një banor i pallatit 146 i cili e ka fituar gjyqin kundër shembjes tha për MCN Tv se u bë ekspertiza private dhe më tej u hap gjyqi.
Ai informoi se gjykata caktoi ekspertin e gjykatës dhe se në fillim bashkia na nxori 75% dëmtim, ndërsa privatët 45% dhe ekspertët e gjykatës 30%, duke kundërshtuar prishjen.
Pallati ynë është 4 kate, ata e kanë nxjerr 5 kate. Për ti rritur vlerën kostos së riparimit që ta prishnin. Për momentin 8 pallate kanë fituar gjyqin në shkallën e parë administrative, të tjerët janë në proces.
Shumica po hapin gjyqe. Gjykata është shprehur pro nesh, por ata duan shesh. Vjet në 9 prill fitova gjyqin, më 11 prill vinin për të prishur pallatin.
Në pallatin tim momentalisht jetojnë rreth 10 familje dhe të gjithë dyqanet janë hapur. Dyqanet nuk kanë pranuar të ikin. Dyqanet nuk njihen si dyqane.
Biznesi im nuk ka pësuar asgjë, nuk kam bërë as rikonstruktim. Problem kemi pasur soletën, depozitën e ujit, i kemi hequr të gjitha se kishte dhe peshë. Kërkuam bashkisë të vinin depozitën e përbashkët nëpër shkallë.
Ata donin të shembnin pallatet. Janë prishur 11 pallate! Nëse është prishur pallati të ndërtohet këtu ku jemi. Ne fituam gjyqin, le ta riparojnë.
Do i hedhim në gjyq bashkinë që ta riparojë. Do veprojmë në rrugë ligjore. Nuk hahesh me shtetin dot.



