Superkompjuteri më i shpejtë në botë është në procesin e krijimit. Ai do të jetë i aftë të kryejë një numër të jashtëzakonshëm veprimesh brenda një sekonde.
Kompjuteri i avancuar do të quhet “Frontier”, do të koshtojë 600 milionë dollarë dhe do të përdorë sisteme tepër të avancuara dhe inteligjencën artificiale.
Kompjuteri do të ndërtohet nga dizajnuesi i çipave AMD dhe prodhuesi i superkompjuterave Cray në Laboratorin Kombëtar në Oak Ridge, SHBA.
Ai mund të përdoret për një sërë veprimesh, që nga kalkulimet e avancuara në fusha si fizika bërthamore dhe kërkimet mbi klimën.
Frontier pritet të jetë shembulli më i avancuar i asaj që njihet si informatikë e shkallës më të lartë.
Kjo është gjenerata e ardhshme e kapacitetit informatik, në të cilin fuqia e përpunimit të të dhënave matet në exaflops, ose kuintilion llogaritje për sekondë.
Një kuintilion është numri me 12 zero: 1 000 000 000 000 000 000.
Për të dhënë një ide më të qartë për kapacitetin e tij, prodhuesi thotë se ai është sa performanca e 150 supekompjuterave më të shpejtë të mbledhur së bashku.
Aktualisht, superkompjuteri më i shpejtë është Summit, i cili gjithashtu gjendet në Oak Ridge Laboratory.



