
Po mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca ku zv.kryeministrja Belinda Balluku kërkon masat e vendosura nga GJKKO ndaj saj.
Balluku përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e saj. Ndërkaq mësohet se në dosjen e zv.kryeministres është shtuar edhe një tjetër prokuror.
Me firmë të Altin Dumanit është shtuar Dorina Bejko, e cila do të hetoj bashkë me prokurorin tjetër Dritan Prençi.



