Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit të dyja makinat janë dëmtuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme material.
Automjeti tip Mercedes Benz ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndërsa automjeti tjetër, tip Volksëagen Passat është shkatërruar tërësisht. Gati-gati mund të themi që është palosur më dysh.
Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.



