Kurti: Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, por jo takime të tjera!

Kurti: Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, por jo takime të tjera!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë për vizitë në Prishtinë nesër, në kuadët të një turi Ballkanik që do të filloj. I pyetur në Prishtinë liidhur me vizitën e kryeministrit Rama, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Ramën do ta takoj vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo. “Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai. Kurti ka thënë se i ka propozuar kryeministrit Rama që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”. “Unë jam në kontakt me Edi Ramën. E di që do të vij për vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në muajin tetor. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Edi Rama që pasi do të vije e do të qëndroj dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsye”, tha Kurti. Kryeministri shtoi se kanë qenë në plan të nënshkruhen 13 marrëveshje, të cilat tash kanë ngelur në sirtarë. “Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që ta mbajmë mbledhjen e përbashkët ti nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar. Andaj për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takime te ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë ne takohemi shumë-shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy