
Rinisja e procesit mësimor vetëm për maturantët do të bëhet në kushte krejt të tjera nga ato që ishin kur përhapja e shpejtë e pandemisë së Covid-19 ndërpreu çdo aktivitet.
Në kryeqytet janë 38 shkollat që do të hapen në datat 18 maj – 5 qershor. Shkollat do të jenë të pajisura me dezinfektantë dhe sinjalistikë që parashikon shmangien e kontakteve të afërta. Detajet i dha në studion e emisionin “Stay Tunned”, shefi i sektorit të koordinimit të objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës, Klinton Leka.
“Në Tiranë janë dezinfektuar 38 objekte që do të hapen nga 18 maj – 5 qershor. Janë marrë të gjitha masat. Pas mbarimit të procesit, stafi do të pastrojë të gjitha bankat dhe karriget për ditën në vijim.
Në hyrje të objektit do të ketë dezinfektant, do të ketë sinjalistikë për respektimin e radhës. Nxënësit sdo të jenë të pajisur me doreza dhe maska”, tha ai.
“Janë 360 objekte arsimore në varësinë e Bashkisë Tiranë. Në çdo moment jemi në punë, çdo ditë, sepse ka shkolla edhe me 1500-1700 nxënës. Jemi të predispozuar t’i zgjidhim problemet në kohë reale”.



