Këtë të shtunë, Partia Demokratike ka mbledhur që prej orës 10:00 Kuvendin Kombëtar.
Në nisje, delegatët kanë votuar për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin Teknik.
Ivi Kaso u zgjodh kryetar ndërsa Floriana Garo, Bardh Spahia, Eliona Shkreli, Nada Meçorpaja anëtarë.
Po ashtu, në Kuvendin e PD-së do të votohen edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim.
Sipas propozimeve, partia bën disa ndryshimet për primaret, ndërsa në statutin e ri, ngrihet një komision në parti që seleksionon propozimet që vijnë para se të shprehet anëtarësia me votë.
Gjatë punimeve do të prezantohen gjithashtu dy platforma të reja. Njëra lidhet me procesin e digjitalizimit të partisë, ndërsa tjetra synon angazhimin dhe përfshirjen më të madhe të diasporës në aktivitetin politik të demokratëve.
Në Kuvend ka edhe të ftuar ndërkombëtarë të cilët do të mbajnë edhe fjalë.



