Shifra të larta të koronavirusit janë rregjistruar ditën e sotme në Greqi. Autoritetet shëndetësore atje kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 1882 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë në 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.
Ndërkohë këtë të enjte janë rregjistruar edhe 100 viktima, duke shkuar në total në 2706 persona që humbin jetën. Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim.



