Kryeministri Edi Rama theksoi në konferencën e përbashkët me Presidentin ukrainas Zelensky, se lufta nuk ndalet duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin, Rusinë.
Nuk ndalet lufta duke çarmatosur viktimën, e ndal luftën duke ndalur agresorin. Ja pse dua të përfitoj nga ky rast që t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë, se Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme, për t’u siguruar që çarmatosur viktimën do paqe që do vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejte, që mbështetet në parimet e planit 10-pikësh të Presidentit Zelensky, të cilin e mbështesim, e duam që të diskutohet në mënyrë serioze nga të gjitha kombet dhe bashkësia e tyre. Në këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë që të ngremë të gjitha argumentet tona dhe që patëm mundësinë të zhvillonim takimin dy palësh dhe të flisnim për Shqipërinë e Ukrainën, për të sotmen dhe të nesërmen. Sa shumë ka dështuar me planin e tij Putini sepse në vend që të merremi peng e të qeveriset nga renegat, Ukraina po negocion me BE-në, dhe është bërë pjesë e këtij grupi vendesh që janë të gjitha në një rrugëtim për t’u anëtarësuar në BE. Kemi më shumë të përbashkëta, se sa kishim para kësaj lufte”.



