
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, tha se SHBA-të nuk janë të paprekshme, duke përmendur sulmin ndaj ambasadës amerikane në Teheran nga studentët që morën peng stafin diplomatik, 43-vjetori i të cilit shënohet pasnesër.
“Ata që besojnë se SHBA-ja është një fuqi e paprekshme, duhet të shikojnë incidentet e 4 nëntorit 1979, kështu që rezulton se nuk është kështu dhe se amerikanët janë plotësisht të prekshëm”, tha Khamenei, siç raporton televizioni shtetëror.
"Ajo ditë përfaqësonte dobësinë e SHBA-së dhe dështimin e saj për t'u përballur me Iranin," shtoi Khamenei duke folur gjatë një takimi me një grup studentësh, dy ditë përpara ditës kombëtare të studentëve në Iran, që përkon me datën e marrjes së ambasadës amerikane në '79.
Khamenei tha se Irani nuk do t’ia falë SHBA-së ekzekutimin e gjenerali Ghaseem Soleimani.
“Ne nuk do ta falim vrasjen dhe do të kërkojmë hakmarrje në kohën e duhur”.
Komandanti i forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Ghassem Soleimani, u vra në një sulm me dron në Irak, në vitin 2020.



