Sinani: S’ka BE pa kodin Lot, është pasaporta e ushqimeve (VIDEO)

Sinani: S’ka BE pa kodin Lot, është pasaporta e ushqimeve (VIDEO)

Eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv për bllokimin e 3 mijë kg fruta e perime në Shkodër, tha që gjurmueshmëria e produkteve s’ka qenë e saktë. Sinani theksoi rëndësinë e gjurmueshmërisë dhe kodit Lot, që sipas tij është pasaporta e ushqimit, dhe një kusht për integrimin në BE. 

Është një kontroll i menjëhershëm, pa njoftim, në Shkodër. Aty dolën mjaft probleme, sidomos te gjurmueshmëria, që s’ka qenë e saktë. Puna e parë te produktet ushqimore, është gjurmueshmëria dhe kodi lot, që pothuajse kishin munguar komplet. Mirëpo kjo është shumë e dëmshme. Shumë baktere i ngjiten kërcellit dhe venë deri në kokërr. Dalin miza dhe insekte të gjalla, sepse gjurmueshmëria ka qenë e dobët. Frymëmarrja intensive bën që të zbërthehen ato, dhe kalon më keq akoma në nitrite, nitrate, nëse janë produkte shtazore. Koti lot është pasaporta që duhet të ketë çdo ushqim. Kur vemi në supermarket duhet të shohim etiketën, gjurmueshmërinë. Përgjegjësia duhet të jetë në radhë të parë e atij që e prodhon, atij që e kontrollon AKU dhe qeveria, dhe konsumatori, që duhet të shikojë etiketën. Nuk duhet ta marrim qumshtin në mënyrë absolute në rrugë, se mund të jetë me antibiotikë, që përdoret për të shëruar lopën. Autoriteti i Kontrollit duhet të jetë në hyrje, në doganë. Analiza laboratorike kërkon specialistë të lartë dhe aparatura, që tani shteti po i fut në fondet e veta që t’i marrë. Po s’u bë pasaporta e ushqimit, që është kodi lot, nuk të fusin në BE”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy