Gjatë vitit të kaluar, shtrirja globale e sulmeve kibernetike është rritur duke prekur 120 vende.
Gati gjysma e këtyre sulmeve kishin në shënjestër shtetet anëtare të NATO-s dhe më shumë se 40 për qind kishin në shënjestër organizatat qeveritare ose të sektorit privat të përfshira në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kritike.
Në Evropë, vendet më të sulmuara ishin Ukraina (33%), Mbretëria e Bashkuar (11%), Franca dhe Polonia (5%), Italia (4%) dhe Gjermania (3%).
Këto janë të dhënat nga Raporti i ri i Mbrojtjes Dixhitale i Microsoft, një analizë e kryer nga korriku 2022 deri në qershor 2023.
Sipas raportit, nëse në të kaluarën sulmet ishin më të përqendruara tel përfitimet financiare përmes ransomware, të dhënat tregojnë se sot motivimi mbizotërues është vjedhja e informacionit, monitorimi i fshehtë i komunikimeve ose manipulimi i asaj që njerëzit lexojnë.
Ndër aktorët më aktivë në këtë front janë Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
Inteligjenca Artificiale krijon kërcënime të reja, por edhe mundësi të reja mbrojtjeje.



