Më 24 vota pro dhe 57 abstenim, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që i bën thirrje Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.
Mes deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje,.
Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.
Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua në 4 shtator 2020 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.



