Irlanda gjobit TikTok me 530 milionë euro për dërgimin e të dhënave në Kinë

Irlanda gjobit TikTok me 530 milionë euro për dërgimin e të dhënave në Kinë

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) njoftoi një gjobë prej 530 milionë eurosh për kompaninë TikTok, e cila akuzohet për dërgimin ilegal të të dhënave të përdoruesve evropianë në Kinë.

Shuma është gjithashtu më e lartë se raportimet e mediave në fillim të këtij muaji për një gjobë prej 500 milionësh, e treta më e lartë ndonjëherë pas atyre ndaj Amazon 746 milionë dhe Meta-Facebook 1.2 miliardë.

Rregullatori tha se TikTok shkeli rregullat e transparencës midis viteve 2020 dhe 2022 sepse nuk u tregoi përdoruesve se të dhënat personale po transferoheshin në Kinë. 

Kompania është gjobitur me 485 milionë euro për transferimet e të dhënave në Kinë dhe 45 milionë euro për mungesën e transparencës në politikën e saj të privatësisë.

TikTok për vite me radhë ka pretenduar se nuk i ruante të dhënat e përdoruesve europianë ose amerikanë në servera në Kinë, por në prill informoi rregullatorin se kishte zbuluar në shkurt se të dhëna të kufizuara të përdoruesve ishin ruajtur në Kinë.

TikTok-ut i është dhënë gjashtë muaj kohë për të sjellë praktikat e përpunimit të të dhënave në përputhje me rregullat e privatësisë të Bashkimit Europian, ose për të pezulluar të gjitha transferimet e të dhënave në vend.

TikTok nuk është dakord me masën dhe paralajmëron apelim të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy