Dalin para GJKKO anëtarët e grupit të Jetmir Pepës/ Kompania e sekuestruar, ka përfituar kontratë për restaurimin e Komandës Mbështetëse të Ushtrisë Shqiptare

Dalin para GJKKO anëtarët e grupit të Jetmir Pepës/ Kompania e sekuestruar, ka përfituar kontratë për restaurimin e Komandës Mbështetëse të Ushtrisë Shqiptare

Masat e sigurisë për tre të ndaluarit në kuadër të operacionit të SPAK kundër një grupi kriminal të dyshuar kanë nisur të shqyrtohen në GJKKO. 

 

Në pranga kanë rënë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, të cilët dyshohen si pjesë e një strukture kriminale të drejtuar nga Jetmir Pepa. 

 

Ata pritet të njihen me masat e sigurisë, ndërsa organi i akuzës do të paraqesë provat që implikojnë të ndaluarit në aktivitetin e paligjshëm. 

 

Në vijim të hetimeve, është sekuestruar edhe kompania “Pepa Group”, e cila sipas SPAK dyshohet se është përdorur për qëllime të pastrimit të parave. 

 

Të dhënat tregojnë se kjo kompani ka përfituar tendera publikë, mes tyre edhe një kontratë për restaurimin e Komandës Mbështetëse të Ushtrisë Shqiptare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy