Nuk ndalet Trump, hedh “nënën” e bombave në territorin e ISIS-it, peshon 10 tonë (VIDEO)

Nuk ndalet Trump, hedh “nënën” e bombave në territorin e ISIS-it, peshon 10 tonë (VIDEO)

Forcat ushtarake të SHBA­-ve kanë hedhur për herë të parë bombën e tmerrshme e cilësuar si nëna e bombave në territorin e ISIS-­it në Afganistan.

Bomba është hedhur ditën e sotme dhe është bomba më e madhe e të gjithave jobërthamoret.

Ajo peshin plot 10 tonë dhe ka një rreze shpërthimi mbi 300 metra katorë. 

CNN duke cituar burime ushtarake amerikane. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën bomba “MOAB”, nëna e të gjitha bombave jo nukleare, që peshon gati 10 ton dhe ka forcën të shkatërrojë gjithçka në rrezen e qindra metrave. Është hera e parë që përdoret për luftime.

BU-43, Massive Ordnance Air Blast Bomb, (MOAB) e përcaktuar jo zyrtarisht si ‘nëna e të gjitha bombave’ është hedhur rreth orës 19:00 me orën lokale. Objektivi: goditja e tuneleve të ISIS dhe militantët në distriktin e Achin, në provincën e Nangarhar. Kjo bombë është krijuar dhe zhvilluar gjatë luftës në Irak.

Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënësit Sean Spicer ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë goditur Afganistanin duke hedhur një bombë që synon goditjen e “tuneleve dhe shpellave të përdorura nga militantët e ISIS”.

Spicer nënvizoi që në aksion janë marrë të gjitha masat për të evituar viktima në radhët e civilëve dhe dëme anësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy