Çmimet e karburanteve/ Tomorri: “Kushtetuesja” la në fuqi bordin dhe ia kaloi topin qeverisë. U dhunua precedenti gjyqësor! (VIDEO)

Çmimet e karburanteve/ Tomorri: “Kushtetuesja” la në fuqi bordin dhe ia kaloi topin qeverisë. U dhunua precedenti gjyqësor! (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri shpjegoi në MCN Live vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese mbi Bordin e Transparencës për karburantet, i cili u interpretua në mënyra të ndryshme. Tomorri thekson se nuk kemi të bëjmë me një shfuqizim të bordit, por është rrëzuar vetëm një fjali e aktit normativ ku i jepej të drejtë bordit të shfuqizonte vetveten. Tomorri vë në dukje se vendimi i gjykatës dhunon precedentin gjyqësor, pasi për një çështje identike siç ishte bordi i ushqimeve u shpreh ndryshe duke e rrëzuar. Gazetari thotë se Kushtetuesja ia ka lënë kësisoj në dorë qeverisë për të vendosur mbi mbylljen e bordit ose jo.

U krijua një situate deri diku kaotike, me atë që publikuan mediat për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse në fillim u tha që bordi u shfuqizua, por rezultoi që bordi s’është shfuqizuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar vetëm një fjali të aktit normativ të qeverisë që ngre bordin e karburanteve. Fjalia është me fjalë të thjeshta ajo pikë e ligjit që i jep të drejtë bordit që ta shkrijë vetë veten. Gjykata Kushtetuese ka thënë që s’mund të jetë bordi ai që të vendos për mbylljen e vetes së vet, për shkrirjen e vet, pasi nuk është në përputhje me kushtetutën. Por pjesa tjetër e aktit normativ mbetet në fuqi, sikurse mbetet në fuqi bordi. Kushtetuesja ka bërë një lojë fjalësh dhe ia ka kaluar topin për të vendosur për shkrirjen e bordit qeverisë. Ne e dimë që gjatë gjithë kësaj kohe qeveria e ka pasur këtë tagër, pasi nëse do të donte do ta mbyllte bordin. Por qeveria s'ka dashur dhe e ka mbajtur. Ajo që bëri gjykata dje është në një farë mënyre edhe një dhunim i precedentit gjyqësor, pasi për një çështje identike, pra për Bordin e Ushqimeve, u shpreh ndryshe duke thënë se është anti-kushtetues duhet të rrezohet. Të dy bënin identik të njëjtën gjë. Për të parin Gjykata Kushtetuese tha që ky është në kundërshtim me Kushtetutën, për të dytën mori një vendim as mish as peshk. Kërkesa e PD për Gjykatën Kushtetuese ka qenë identike për të dyja rastet. Kërkohet shfuqizimi i bordit si anti-kushtetues. Në rastin e dytë gjykata tha tjetër gjë. S’ka na dispozitivin e publikuar dje asnjë pikë që e detyron qeverinë të marrë vendim të shkrijë bordin. E lë në diskrecionin dhe vullnetin e qeverisë, që nëse do qeveria të ndërhyjë dhe ta mbyllë bordin. Çfarë ndryshon me këtë vendim? Praktikisht asgjë”.

Lidhur me deklaratat e Tabakut se si pasojë e vendimeve abuzive të bordit qytetarët kanë paguar 600 milionë euro, Tomorri tha se janë qëndrime për konsum politik, pasi shifra lidhet me inflacionin dhe jo me bordin.

Nuk ka asnjë analizë, asnjë studim të detajuar, që të tregojë se si kanë qenë çmimet e bordit në raport me çmimet në tregun e lirë. 600 milionë eurot shtesë që qytetarët kanë paguar s’kanë lidhje me borxhin, por lidhen me inflacionin. Kur rriten çmimet sigurisht që 20 për qindshi i TVSH-së është më i madh në vlerë absolute. Qytetarët do t’i paguanin ato 600 milionë euro, si të ishte bordi, si të mos ishte. Debati është nëse bordi ka vendosur çmime më të larta, nëse s’do të kishte bord, apo më të ulëta nëse do të ishin kompanitë që do të vendosnin çmimet. Çdo shifër që hidhet, hidhet për konsum politik dhe është spekulative. Ka dy grupe kryesore, një që pretendon që bordi ka vendosur çmime më të larta, por kompanitë e naftës pretendojnë se bordi ka vendosur çmime më të ulëta, dhe disa prej tyre pas vendosjes së bordit kanë pësuar humbje. Përderisa Shqipëria ka zgjedhur një ekonomi tregu, çmimet janë të lira, dhe përcakton nga raporti kërkesë-ofertë. Çdo mekanizëm që dhunon lirinë e tregut sigurisht që është anti-kushtetues. Kush ka përfituar? Sigurisht që qeveria e cila e mban bordin në fuqi për një kohë shumë të gjatë, sigurisht që ajo ka interes ta mbajë. E do për përfitim politik që të thotë unë i mbajta çmimet, nuk lejova spekulimet në treg, apo ka interesa të tjera, këtë s’di ta them. Por di të them që nëse bordi justifikohet me situatën e jashtëzakonshme, situate e jashtëzakonshme ka afat, nuk mund të zgjasë me vite, sepse pastaj quhet situate e zakonshme”.

Tomorri tha se nëse shfuqizohet bordi pret rritje të çmimeve, por e konsideroi këtë një të keqe të vogël që duhet pranuar si pjesë e konkurrencës së tregut.

Faktori kryesor pse Shqipëria ble karburantin më shtrenjtë se vendet e rajonit janë taksat. Nëse do të zhveshim nga ngarkesa fiskale, Shqipëria ka të njëjtat çmime se vendet e rajonit. Sepse shumica e tyre furnizohen përmes Shqipërisë, nga kompanitë shqiptare që ua shesin me shumicë. Pritshmëria ime është që nëse shfuqizohet bordi, çmimet do të rriten, por kjo është një e keqe e vogël që duhet pranuar, pasi kemi zgjedhur konkurrencën e tregut. Konkurrenca është gardiani më i mirë i konsumatorit që i mban çmimet e ulëta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy