Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Polonisë falë golit të Arbër Hoxhës, në një ndeshje shumë të rëndësishme të vlefshme për “play-off”-in e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë përfituan nga një gabim në prapavijën e kundërshtarit, teksa në minutën e 42-të Arbër Hoxha realizoi një gol të bukur, duke përshëndetur rrjetën.
Një top i gjatë solli pasiguri në mbrojtjen polake, me Bednarek që gaboi, ndërsa Hoxha përfitoi, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pas golit, festa shpërtheu mes tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 1-0 për Kombëtaren shqiptare, e cila ka bërë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari tradicionalisht të vështirë, veçanërisht në transfertë.



