Alma Cami emërohet drejtoreshë e re e QSUT-së

Alma Cami emërohet drejtoreshë e re e QSUT-së

Alma Cami do të zëvendësojë Albana Ficon në postin e drejtoreshës së QSUT-së, pas largimit të saj nga detyra.

Cami ka mbajtur më herët postin e shefes së Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të Ficos nga detyra që e mori 3 vite më parë. Megjithatë vlen për t’u theksuar që së fundmi Urgjenca e re e QSUT u përfshi nga zjarri.

Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

Albana Fico ka qenë gjithashtu në qendër të akuzave të opozitës në lidhje me tenderat e barnave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy