Ironia e Ramës me LSI-në: Të stresuar se u gjetën befas në opozitë, qëndrojnë pas kurrizit të PD

Ironia e Ramës me LSI-në: Të stresuar se u gjetën befas në opozitë, qëndrojnë pas kurrizit të PD

Kryeministri Rama ka ironizuar gjatë fjalës në Kuvend ish-aleatin në qeverisjen e katër viteve të shkuara. Rama u shpreh se LSI është më shumë e gjendur befas në opozitë, duke u ulur prapa kurrizit të PD-së. Kreu i qeverisë paralajmëroi deputetët e LSI-së të bëjnë kujdes me shprehjen “qeveri e vogël, korrupsion i madh”, pasi sipas tij në mënyrë të pandërgjegjshme tregon marrëdhëniet e kësaj partie me pushtetin.

“Nuk më vjen as keq as mirë, ky është një fakt i jetës që një opozitë tjetër më shumë e gjendur befas në këtë opozitë sesa e përgatitur për t’u ulur atje poshtë, pas kurrizit të PD-së pas 8 vjetësh ulur këmbëkryq në tepsinë e pushtetit, u shfaq këtu e mbistresuar nga humbja e vendit të punës.

Siç ju thashë edhe opozitarëve të përbashkët, po jua them edhe ju pas kurrizit të tyre, mos e kërkoni jashtë vetes shkakun e disfatës tuaj dhe mos i merrni shqiptarët për budallenj, që mund t’i tërhiqni nga hunda duke iu bërë predikimin sikur sapo zbritët nga qielli. Dhe kujdes me atë parullën “qeveri e vogël, korrupsion i madh” se tingëllon qamet si një lapsus frojdjan mbi marrëdhëniet që keni ju vetë me pushtetin.

Më vjen shumë mirë që pas kushedi që kur ky kuvend e nisi punën në orar dhe një debat kaq i gjatë dhe i lodhshëm u zhvillua sidoqoftë në një ecuri shembullore mbi binarët e rregullores”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy