Pjesëmarrja dhe dënimi në Festivalin e 11-të/ Kapexhiu: Ishte lufta e të paaftëve me të aftët

Pjesëmarrja dhe dënimi në Festivalin e 11-të/ Kapexhiu: Ishte lufta e të paaftëve me të aftët

Regjisori dhe artisti i njohur Bujar Kapexhiu riktheu në kujtesë një nga ngjarjet më të diskutueshme kulturore të periudhës komuniste, Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Kapexhiu, i cili u bë pjesë e festivalit si prezantues “pa dëshirën e tij”, rrëfeu se si ai dhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij u dënuan për frymën më të hapur që përcollën në atë aktivitet kulturor.

Ai theksoi se festivali u godit ashpër, jo për shkak të përmbajtjes artistike, por për shkak të frymës së re që solli. Festivalin e cilëson si ‘lufta e të paaftëve me të aftët’. 

Te festivali I 11-të isha pa dashje time. Unë isha regjisor te Estrada dhe vjen regjisori, Mihallaq Luarasi që e kisha pedagog më thotë do të bëhet festival dhe do të marr dy konferencierë Edi e shoqja dhe ti.

Jo nuk vij i thashë se më dukej shumë poshtë. Kisha qenë një herë në festivalin e 4-t kur isha student. Por ai më tha është bërë fakt i kryer, doli fletëvolanti dhe shkova dashje pa dashje. 

Unë pata një shans. Në atë kohë filluan mbledhjet na shanin, na kritikonin. Ka qenë lufta e të paaftëve me të aftët, që nga muzikantët që nuk merrnin pjesë në festivale, etj etj dhe gjeten rastin për ta na sulmuar.

Megjithatë Partia vendosi pushim nga puna dhe do të shkosh disa vjet në prodhim dhe shkova 3 vjet në kombinatin “Josif Pashko”. Nisa punën te prodhimi i tubave të betonit. Unë haja bukë aty brenda tubit në pushimin e drekës. Kjo është fotografi që nuk e kam ditur. Operatori dhe shoku im, Lionel Konomi dhe këtë fotografi unë e kam parë pas 50 vitesh. Punova tre vite aty. Këtë foto e pashë në 75-vjetorin tim në dokumentarin e Ilir Harxhit.

Kur punonim për festivalin ndjenim një erë liberalizmi dhe o burra bëmë diçka. Ka shumë ndryshime, nga dekori, tekstet, veshjet, ishte një gjë krejt tjetër.

Pas përfundimit të dënimit, ai u rikthye në krijimtarinë artistike. Në vitin 1975, iu bashkua Studios së Filmit të Animuar në Kinostudio, ku u emërua regjisor dhe punoi për 10 vjet.

E filluam me entuziazëm të madh me operatorin Tomi Vaso dhe piktorin Vlash Droboniku. Më zgjodhën si regjisor sepse isha edhe piktor, edhe regjisor. Pastaj dëshira ime ishte filmi artistik dhe shkrova skenarin e parë për filmin ‘Dy herë mat’. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy