Ithtarët e Brexit-it: Fitorja e Trumpit një mundësi për ekonominë

Ithtarët e Brexit-it: Fitorja e Trumpit një mundësi për ekonominë

Zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur reagime në botë, por në Britaninë e Madhe disa të ashtuquajtur breksitërsa (Ithtarët të Brexit-it – shën. i përkth.) e shikojnë si një mundësi për ekonominë britanike.

“Trump president, ndoshta nuk është në shijen tonë, por ne duhet të mendojmë për interesin tonë kombëtar”, shprehet deputeti konservator, Bernard Jenkin.

“Ai nuk do të nxjerrë pengesa në rrugën e Brexit ashtu si do të kishte bërë Clinton”, theksoi ky euroskeptik për të përditshmen ekonomike “City AM”.

Sipas, Jacob Rees-Mogg, një tjetër deputet konservator, komentet e Trumpit për Brexit-in kanë qenë më pozitive se qasja armiqësore e Barack Obamës, i cili kërcënoi Londrën se ishte e fundit përsa i përket marrëdhënieve tregtare me SHBA-në në rast të daljes nga BE.

Ndërkohë, Donald Trump përshëndeti Brexit-in si një fitore fantastike dhe premtoi një trajtim në mbështetje të vendit, ku ka lindur mamaja e tij dhe ku ka investuar në sportin e golfit.

“Këto tetë vitet e fundit, presidenti amerikan, Obama ka treguar qartë se nuk e konsideronte Britaninë e Madhe më shumë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare se një vend tjetër, veçanërisht Gjermania dhe BE”, shkruan ai në blogun e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy