Ne mbyllje te takimit mes kryeministrave te rajonit ne Durres, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe ate se cfare ka folur me komisionerin e BE Johanes Hahn.
“Folëm për zgjedhjet si një moment i rëndësishëm i kapërcyer me sukses. Për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrëënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe rryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të vetingut”, tha Rama nder të tjera.
Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn i ka bere thirrje shqiptareve te mos kerkojne azil pasi demtohet imazhi i vendit.
Sipas tij, “nese kerkoni azil, kjo nenkupton qe vendi nuk eshte gati per t’u anetaresuar”.
Hahn vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë dhe tha se tashmë pret Vettingun, pasi tashmë nuk ka më asnjë justifikim.
“Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut”, tha Hahn.



